Ky zjarr simbolizon lënien pas të ditëve të ftohta të dimrit, dhe ardhjen e pranverës sipas traditës Ortodokse.
Qytetarët e Korçës nuk i kanë ndalur të dalin dhe festojnë as pandemia e koronavirusit.
“Dita e verës është një nga ditët më të bukura,” thotë një qytetare.

“Kulaçin e bëjmë gjithmonë të shoqëruar me fiq, zjarri, thonë se është tradita që djeg të ligat e dimrit,” thotë një qytetare tjetër.
Qytetarët thonë se kulaçi me fiq të thatë është një tjetër simbolikë e kësaj feste, ndërsa ata presin ditë më të mira.
“Ne kemi bërë kulaçin. Urimi më i madh është që të ikë pandemia dhe njerëzit të jenë të gëzuar,” thotë qytetarja.

“Me ardhjen e pranverës, meqenëse ne jemi dhe qytet dimëror, e kemi shumë të nevojshme këtë ardhjen e verës.”
Fëmijët janë ata që mezi e kanë pritur këtë datë.
“Mezi kemi pritur që të filloja Dita e Verës që të mblidhnim drutë dhe të kapërcenim zjarrin,” thotë një fëmijë.
Zjarrfikësja ka qenë në gatishmëri si asnjëherë më parë, për të fikur zjarret.
Korça e feston ditën e verës më 1 Mars , por aktivitetet vijojnë për të kulmuar në datën 14, kur kjo ditë festohet në të gjithë vendin.