Qytetarët kursejnë edhe për ushqimet: Çmimet shumë të larta, s'kemi të ardhura

Krahas papunësisë së madhe, pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë ekonominë familjare të qytetarëve shqiptare. Blerjet në tregje kanë rënë në një pikë kritike, ndërsa vetë qytetarët shprehen se çmimet janë të pëapërballueshme në krahasim me të ardhurat e tyre mujore.

Pandemia ka goditur rëndë ekonominë shqiptare. Edhe pse në prag të zgjedhjeve parlamentare, në tregje gjen pak blerës edhe pse oferta është e lartë.

 Tregtarët e fruta-perimeve ankohen për rënie të fuqisë blerëse shkak të ekonomisë së dobët të familjeve shqiptare.

"Nuk kanë para, edhe ata që i prodhojnë po vuajnë shumë se u prishet malli".

"Nuk i përballojnë dot çmimet, një pensionist dhe një njeri që merr 200 mijë lekë, aq rrogë është."

"Nuk kemi punë, shkojmë në shtëpi pa një kokërr leku."

"Ka rënë fare, nuk bëhen 200 mijë lekë të vjetra, dikur bëheshin deri në 500 mijë lekë. Tani me pagu taksat dhe me hëngër bukë dhe del apo nuk del."

Nga ana tjetër blerësit shprehen se çmimet e këtyre produkteve janë të papërballueshme për pagat e pensionet e që marrin.

"Nuk i përballoj se është pensioni i vogël, me 130 mijë lekë ça do të marrësh, po ilaçet?"

Rënia e konsumit të produkteve ushqimore është shenja kryesore se rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë mbetet një sfidë e vështirë.

EMISIONET