Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në të cilën paraqiten propozimet zgjedhore për rimbursimin.

Kryemadhi tregon se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndërkohë që shton se do të formalizohet ekonomia duke sjellë më shumë të ardhura.

Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime. Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës. Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit”, shkruan Kryemadhi.