Qytetarët i bëjnë apel shtetit dhe policisë të mbajnë duart larg nga Ora News

Qytetarët i bëjnë apel shtetit dhe policisë të

Prezenca e lartë e forcave të rendit me maska dhe me armë pranë RTV Ora dhe Ora News, ka sjellë revoltë dhe te vetë banorët e Tiranës. Mësymja e forcave të rendit konsiderohet si një presion i hapur ndaj fjalës së lirë

“Është politike. Nuk është e drejtë fare, dhe as normale. Sa të jetë Edi Rama në qeveri çfarë nuk presim” thone qytetaret.

Media armën më të fortë ka lajmin, ndaj dhe qytetarët shprehen se një sulm i tillë për të ndaluar transmetimin apo për të bërë presion është i papranueshëm

“Ka të tjera biznese që janë jotëligjshme. Mediat janë të fundit, përkundrazi mediat denoncojnë bizneset e padrejta” thone qytetaret.

Sigurisht mjaft prej tyre kërkojnë dhe reagim më të ashpër. Për mbi 4 orë efektivë të shumtë qëndruan përballë gazetarëve ndërsa ky veprim u konsiderua i papranueshëm prej gazetarëve, analistëve medieve vendase e të huaja por dhe politikanëve.

https://youtu.be/ukSLCJE9e5M

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News

Vendi Lajme qytetare Aktualitet sulmi ndaj rtv ora dhe ora news mbeshtetje ndaj ora news

EMISIONET