Edhe pse vetëm pak kilometër larg qendrës së Tiranës, banorët e zonës pranë sheshit “Willson” në Tiranë ankohen për mungesën e rrugës. Aksi i pashtruar që lidh këtë zonë me pjesën tjetër të qytetit shkakton pluhur dhe dëmton automjetet, ndërsa qytetarët thonë se kryebashkiaku Veliaj u ka premtuar zgjidhje në kohë fushate, por më pas premtimet janë harruar.

Banorët që kanë shtëpitë e tyre pas sheshit “Willson ” janë lënë në harresë. Infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar.

Qytetarët shprehen se janë ankuar vazhdimisht por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhët.

Thonë se pushtetarët u kanë premtuar, por vetëm në kohë fushatë por më pas nuk janë dukur.

Situata për qytetarët është e vështirë si në stinën e verës, por dhe të dimrit.

Kalimi në këtë aks është tejet i vështirë dhe me makina ndaj drejtuesit e mjeteve i bëjnë thirrje kryebashkiakut Veliaj të marrë masa sa më pare tashmë që është në mandatin e dytë.

Infrastruktuar rrugore në zonat e brendshme të blloqeve të banimit, por edhe në periferi të kryeqytet është një nga problemet për të cilat qytetarët e Tiranës ankohen më shpesh.