Qyno: Kishte të dhëna se të dyja grupet lëviznin me armë në Elbasan, Xhuvani është qëlluar edhe në kokë

Qyno: Kishte të dhëna se të dyja grupet lëviznin me

Gazetari i Ora News, Elton Qyno, lidhur me vrasjen e ndodhur sot në Elbasan u shpreh se të dyja forcat politike përmes njerëzve të tyre dhe krimit, kanë qenë 2 orë më parë në lagjen "5 maji".

Sipas Qynos, të shtënat kanë qenë 4, 2 i kanë kapur trupin Pjerin Xhuvanit. Mësohet se Peplekaj e ka qëlluar me një plumb në kokë më pas Xhuvanin.

Qyno: Të dyja forcat politike përmes njerëzve të tyre dhe krimit, kanë qenë 2 orë më parë në lagjen "5 maji" në Elbasan. Padyshim ka pasur indicie nga PD se me një automjet dhe një forgon eksponentë të PS po shpërndanin par anë këmbim të votës. Personat që janë përfshirë në këtë ngjarje. Në fakt Xhuvani në atë zonë ka shtëpinë. Vendi i ngjarjes është bërë lëmsh dhe dyshohet se të dyja palët janë përplasur me mjete të forta dhe armë. Sigurisht këtu po flasim edhe për një ish-efektiv të RENEA-s. Mësohet se të paktën të shtënat kanë qenë 4, dy i kanë kapur trupin Pjerin Xhuvanit. Mësohet se Peplekaj e ka qëlluar me një plumb në kokë më pas Xhuvanin.

Ngjarja vjen pas incidentit që ndodhi në Ditën e Verës. Dhe Xhuvani njihet si një person pa stabilitet politik duke filtruar mes partive. Ai është edh enjë personazh që njihet nga policia, pasi kur drejtonte në Tiranë Fondin e Sigurimeve Shoqërore u përfshi në vjedhjen e të dhënave e sigurimeve, po ashtu falsifikoi dosjen mjekësore të djalit të Luiza Xhuvanit. Tashmë do të mbetet nga prokuroria dhe policia që të hetojnë e të zbardhin ngjarjen. Sigurisht që kjo etja për të kapur kundërshtarin me presh në dorë kanë sjellë edhe ngjarje të tilla.

Qyno shtoi se ka pasur të dhëna se të dyja grupet kriminale lëviznin me armë në qytetin e Elbasanit.

Qyno: Elbasani ka qenë gjithmonë vatër e krimit të organizuar. Vitin e kaluar në një muaj, grupet kriminale prodhuar 8 viktima. Tashmë këto ngjarje kriminale vijnë në një kohë fushate elektorale. Cdo konflikt që ndodh në këtë qytet, konflikti do të sjellë konfliktin pasi të dyja palët do të kalojnë në të njëjtin vend. Ka pasur të dhëna se të dyja grupet kriminale lëviznin me armë në qytet. Ky ekspozim ka sjellë këtë përplasje të rëndë. Sigurisht që ish-efektivi i RENEA-s mund të përballet me akuza të rënda për vrasje dhe tentativë vrasjeje të efektivëve të policisë.

EMISIONET