QSUT, probleme me skanerët, pacientët referohen te shërbimet e tjera

QSUT, probleme me skanerët, pacientët referohen te shërbimet e

Dy skanerët e Urgjencës Qëndrore në QSUT nuk po funksionojnë për shkak të një defekti.  Pacientët që kanë nevojë urgjente për këtë shërbim referohen te pavionët e tjerë të këtij spitali, ndërsa planifikimet do trë duhet të riplanifikohen.

Ditën e premte mjekët e spitalit Nënë Tereza denoncuan se dy skanerat në urgjencën e këtij spitali janë prishur.

Në kushtet kur interesi dhe domosdoshmëria për  vizitat imazherike  është rritur për shkak edhe të problemeve nga koronavirusi, sistemi spitalor është me dy skanera më pak.

Por kjo situatë duket se nuk do të pengojë në asnjë moment kryerjen e vizitave urgjente.

Drejtoria e spitalit thotë se shërbimet urgjente mund të kryhen në pavionët e tjerë të spitalit.

Të vetmit që do të preken nga ky defekt janë ata që kanë planifikuar vizitën.

Ndërsa për ata që kanë planifikuar kryerjen e skanerit, vizita do të riplanifikohet.

Kujtojmë se më herët defekt ka pasur edhe skaneri në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pacientët e të cilit drejtoheshin për në Spitalin Infektiv, çka sillte fluks të madh pune për imazheristët.

 Sanatoriumi funksionoi rreth 1 muaj pa këtë shërbim.

EMISIONET