Qori: Në Shqipëri nuk ka të majtë, PS parti neoliberale, Veliajn e përçmoj

Qori: Në Shqipëri nuk ka të majtë, PS parti neoliberale,

Në "PolitikOn" nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Arlind Qori u shpreh se e majta nuk ka qenë në pushtet në këto 30 vite në Shqipëri.

Ai shtoi se e përçmon MJAFT-in dhe Veliajn pasi jetojnë në produktivitetin e shoqërisë.

Qori: Unë mendoj se e majta nuk ka qenë në pushtet në këto 30 vite në Shqipëri. PS ka pasur janë degë të majtë, por ajo ka vdekur politikisht më Servet Pëllumbin në vitin 1996. Nga ai vit PS është kthyer në një parti kokë e këmbë neoliberale dhe sot ata janë aristokratë, në shushunja që vjedhin më të varfrit. Ata nuk përmendin punëtorët edhe pse është shtyllë si parti e majtë. Ne kemi punëtorë të keqpaguar.

Unë kam dëgjuar shumë akuza. Mua me MJAFT-in dhe Veliajn nuk më lidh asgjë, përveç përçmimit. Nuk kam qenë kurrë në MJAFT. Përçmoj të gjithë ata që jetojnë në produktivitetin e shoqërisë. Erion Veliaj është një person i tillë.

Ne jetojmë në një sistem politik, ku ka kaluar koha që populli zgjedh qeverinë, por qeveria zgjedh popullin. Ky popull është i kapur keq, ndonjëherë edhe ideologjikisht në këtë sistem. Nëse do të kishte një minimum shpresë do t'i braktisë këto parti.

Vendi Lajme PS veliaj Aktualitet arlind qori e majta parti neoliberaliste

EMISIONET