Thaçi kthehet nga Haga, e presin në Morinë me valle, flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së

Thaçi kthehet nga Haga, e presin në Morinë me valle, flamuj

Pas mbërritjes në Tiranë nga Haga, ku u intervistua për 4 ditë nga Gjykata Speciale, Presidenti Hashim Thaçi mbërriti në Morinë.

Ai u prit nga dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në pikën kufitare të Morinës, sapo Thaçi njoftoi se do të nisej drejt Kosovës.

Thaçi zbriti nga automjeti zyrtar dhe përshëndeti të gjithë qytetarët që kishin dalë për ta pritur.

Shumica prejt tyre ishin ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe pritën presidentin Thaçi Thaçin me valle,  flamuj kombëtarë dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata shprehen se Thaçi do të dalë i pafajshëm sepse lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme.

''Me e prit presidentin. Ai është i pafajshëm dhe do të jetë. Jemi krenarë për të. Lufta jonë ka qenë e domosdoshme. UÇK-ja nuk ka bërë ashtu siç thotë proipaganda ruse dhe serbe. Paraqitja e tij ishte mjaft dinjitoze.''

Më herët, presidenti Hashim Thaçi njoftoi se kishte mbërritur në Tiranë, pas 4 ditësh intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Thaçi tha gjithashtu se do të nisej drejt Kosovës dhe ditën e nesërme (18 korrik) në orën 20:00, do të fliste për 4 ditët e kaluara në Hagë.

https://youtu.be/2lc2rFKxfM0

https://youtu.be/oD3p6s--2K0

Kosove Rajoni Lajme Kosovë hashim thaci

EMISIONET