Qeveritë po gabojnë, virologu kundër mbylljeve masive: Zgjasin pandeminë, virusi ka mundësi të zhvillojë mutacione

Qeveritë po gabojnë, virologu kundër mbylljeve masive: Zgjasin

Virolugu i njohur, Arban Domi, njëherësh drejtor i Zhvillimit të vaksinës GeoVax në Atlanta në një lidhje me skype nga SHBA për emisionin "Tempora" në Rtv Ora shprehet kundër mbylljeve masive tw shteteve, si kundërpërgjigje ndaj Covid 19.

Sipas tij, sa më shumë të mbyllemi aq më shumë zgjat pandemia, aq më shumë mundësi i japim virusit të pësojë mutacione përpara se vaksina të veprojë kundër tij.

Të njëjtin mendim më të ndan edhe eksperti i Shëndetit Publik në Londër, Leidon Shapo.

Sa i takon dilemës së madhe nëse mutacioni i ri e bën vaksinën joefektive, mjekët thonë se për momentin nuk ka studime që e pohojnë apo mohojnë.

Artan Domi: Deri në këtë moment nuk mund të themi as e kompromenton dhe as që nuk e kompromenton sepse nuk kemi të dhëna. Vaksinat ekzistuese duhet të testohen sesi veprojnë në konktat me këtë virus. Nga fillimi ky virus ka pësuar 4000 mutacione. Deri para këtij mutacioni vëreheshin 10-12 mutacione për shtëmë, në këtë u vërejtën 17, nga të cilat  8 janë në proteinën e sipërfaqes.Jam kundër mbylljeve masive. Sa më shumë të mbyllemi aq më shumë zgjat pandemia, aq më shumë mundësi i japim virusit të pësojë mutacione përpara se vaksina të veprojë kundër tij. Mendoj që është e gabuar.

Leidon Shapo: Në Britani u bë një lockdoën një mujor nga data 5 nëntor në 2 dhjetor për të ulur transmetueshmërinë, hospitalizimet dhe vdekshmërinë, të tre këto elementë u ulën me 50%. Por ajo që u pa ishte se këto lloj mbylljesh temporare nuk janë zgjidhja. Fakt është se pas një periudhe ku u fut dhe shtami i ri shumë infektues, transmetueshmëria u ngrit në 1.2 nga 0.8 që ishte. Mbylljet e forta gjigante nuk na sjellin të mira.

EMISIONET