Qeveria shqiptare ka botuar në datë 2 mars 2021 në Fletoren Zyrtare një vendim të datës 24 shkurt lidhur me bashkëpunimin në fushën e arsimit.

Sipas kësaj marrëveshje parashikohen disa bashkëpunime mes vendit tonë dhe atij turk në arsim.

Në nenin 2 pika 9 thuhet se fusha e bashkëpunimit do të përfshijë “shkëmbimin e përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet.”

Po ashtu, në nenin 3 pika 2-3 pohohet se “pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke dhe se pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare”.

Pra, parashikohet që gjuha turke  të futet në shkolla si një lëndë me zgjedhje.

Një marrëveshje tillë ama nuk parashikon se si do të trajtohen çështjet e karakterit historik mes dy vendeve, kur Perandoria Osmane ka qenë pushtues i vendit tonë për rreth 5 shekuj.

A do të ndikojë historia dhe marrëdhënia e gjatë e dy vendeve në atë që të vendimin e qeverisë quhet si përmirësimi i materiale arsimore?

Duket se Turqia, përpos interesit ekonomik, ka vendosur që të bëjë një hap para edhe në sektorin e arsimit lidhur me vendin tonë duke lënë hapësirë për dyshime.

Mësa duket, spitali rajonal i Fierit që po ndërtohet nga shteti turk, nuk paska ardhur krejtësisht falas.