Ambasadorja Yuri Kim e ka cilësuar si keqinformues një titull të Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Në faqen e Agjencisë shkruhet se “Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj”.

Por Yuri Kim reaguar përmes një postimi në Twitter duke shkruar se kjo nuk është ajo çka tha.

Yuri Kim: Ky titull është keqinformues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë. Ja çfarë thashë: https://al.usembassy.gov/remarks-by-ambassador-yuri-kim-at-the-presentation-of-the-group-of-states-against-corruption-greco-report-on-albania/