Qeveria kërkon tu marrë zyrat/ Shoqata e ish të përndjekurve: E tmerron fakti që jemi përballë zyrës se kryeministrit

Ministria e Drejtësisë i kërkon Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë që të lirojë ambjentet e saj, të ndodhura në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Madje u është lënë edhe një afat: data 20 dhjetor.

Lidhur me këtë, kryetari i shoqatës në fjalë, Nebil Çika ka reaguar përmes një note proteste publike.

"Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë proteston ndaj përpjekjeve te përsëritura te qeverisë për të dhunuar e bllokuar punën tonë në mbrojtje te idealeve dhe interesave të të përndjekurve politikë të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Sot na mbërriti një tjetër “ultimatum“ i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë ,Gentian Deva ,i cili kërkon largimin tone nga selia deri ne datë 20. 12.2020 .

Selia jonë ndodhet që nga viti 1996 në ndërtesën e ish Komitetit Qendror te PPSH ne Bulevardin Dëshmorët e Kombit ne Tiranë. Është vendosur këtu me VKM te qeverisë se asaj kohe ,si simbolike politike e historike pasi pikërisht tek kjo ndërtese u projektua e u vendos politika e strategjia e gjenocidit dhe krimeve kundër njerizimit e zbatua ndaj nesh dhe shumicës se popullit shqiptar nga diktatura komuniste”, sqaron Shoqata AntiKomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Sipas shoqatës, “Ultimatumi i qeverise për te na larguar ne nga kjo seli ka prapavije te qartë politike dhe lidhet me qendërzimet tona kundër politikave te saje ne përpjekjet për restaurimin e diktaturës komuniste dhe riciklimin ne pushtet te autoreve te krimeve te komunizmit krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”.

“Ky “ultimatum” është për një urdhër ekzekutimi pjese e terrorit dhe shantazhit politik qe komunistet dje dhe sot kane ushtruar ndaj të përndjekurve politike antikomuniste dhe prova me e qartë që lufta e klasave në Shqipërinë e qeverisur nga komunistet e Edi Ramës ,Garmoz Rucit, Spartak Brahos e tje vazhdon . Kjo qeveri nuk e duron dot faktin qe ne jemi ne ndërtesën e ish KQ te PPSH pasi e konsiderojnë si prone politike e ideologjike të tyre. Për ta është e pa pranueshme qe ne te jemi ne një ndërtese ku ka drejtuar Diktatori Enver Hoxha dhe tani ministri i brendshëm i tij i tij Gramoz Ruçi. Qeverinë e tmerron fakti qe ne te përndjekurit antikomunistë jemi përballë zyrës se kryeministrit pasi sipas tyre vendi ynë është vetëm në burg apo me keq, para togave të pushkatimit”.

Shoqata ka edhe një apel për kryeministrin Edi Rama.

“I bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama te ndalojë me një here dhunën e shantazhin ndaj te përndjekurve politike antikomuniste duke anuluar “urdhrin e ekzekutimit” ndaj nesh përndryshe te vije vete e ta ekzekutoje bashkë me Ruçin ,Brahon dhe gjithë anëtarët e skuadrave komuniste e pushkatimit, sigurimin e shtetit , hetuesit ,prokurorët dhe gjykatësit komuniste qe ka në qeverinë e tij . Të marre me vete edhe litarin me të cilën i ati i tij Kristaq Rama, vari poetin antikomunist Havzi Nela e shumë të tjerë nga ne"

Ndërsa nuk mungojnë s apelet për opozitën dhe ambasadat e huaja të akredituara në vendin tone.

“I bëjmë thirrje opozitës , institucioneve e organizatave te mbrojtjes se te drejtave te njeriut , përfaqësuesve diplomatike te SHBA e BE si dhe partnereve tanë ndërkombëtare, te reagojnë ndaj dhunës dhe presionit te etërit dhe bijtë komuniste ne pushtet po zbatojnë ne mënyrë te përsëritur ndaj nesh për arsye e motive politike .  I bëjmë thirrje mediave opinionit publik dhe shoqërisë civile te reagojë ndaj këtij “urdhri ekzekutimi “ qe sot është kundër nesh por nesër mund te urdhërohet ndaj çdokujt që mund te mos i shkoje për shtat qeverise.

Ne jemi të vendosur te përballemi me ta me çdo mjet e mënyre siç kemi dëshmuar me qëndresën dhe sakrificën tonë ndaj diktaturës antikomuniste e etërve apo e bijve qofte ajo”, përfundon njoftimi që mban firmën e kryetarit të Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politike të Shqipërisë , Nebil Çika.

Vendi Lajme protesta Politikë Aktualitet letra shoqata antikomuniste e te perndjekurve politike

EMISIONET