Qeveria e la pa punë, DJ Lura Elezi: Në Sarandë, qetësi shurdhuese

Qeveria e la pa punë, DJ Lura Elezi: Në Sarandë, qetësi

Prej miratimit të aktit normativ që mbylli diskot dhe klubet e natës, ndërsa ka ndaluar muzikën pas orës 20:00 në bare e restorante ka sjellë një qetësi shurdhuese në qytetet e mëdha por edhe në bregdet aty ku ndodhen shumica e qytetarëve.

Një fakt të tillë e konfirmon për Sarandën, Lura EleziDj dhe realizuese eventesh.

Elezi: Është një qetësi shurdhuese në qytet. Shfrytëzojnë  pak orarin e drekës për të ngritur volumin e muzikës. Por këto janë javët e fundit që dalim lirisht se po vjen vjeshta.

Për Rtv Ora, Elezi thotë se nga ky akt i qeverisë  janë prekur dhe të ardhurat e saj familjare.

Elezi: Jam prekur me disa anulime të festave gjatë verës. Kjo masë ishte mungesë respekti ndaj njeriut, të drejtave njerëzore dhe të të ardhurave.Ka parë një video dhe mbi bazë të saj ka marrë vendimin të mbyllë mijëra njësi në gjithë Shqipërinë që u rihapën me shpenzime të llahtarshme.Na erdhi fytyrës një lajm  që nuk e dimë kur do të mbarojë. Nëse u mbyllën në verë, çfarë do të ndodhë në vjeshtë dhe dimër?Ne tani po rrimë.

Vendi Ekonomi Lajme Sociale mbyllja e diskove lura elezi

EMISIONET