Italia është para një krize të re politike. Ish-kryeministri italian Matteo Renzi, njëherësh lider i Partisë Italia Viva ka deklaruar pasditen e sotme  dorëheqjen e ministrave të tij  Bellanova dhe Bonetti nga koalicioni qeverisës Conte 2.

“Për të dhënë dorëheqjen, duhet guxim dhe ndjenjë përgjegjësie. Kriza nuk është hapur nga ne, ajo është hapur prej muajsh” tha ai. 

Masa vjen pas “takimit të ndërmjetëm” midis Conte dhe Presidentit Mattarella, i cili theksoi “nevojën për të dalë shpejt nga kjo gjendje e pasigurisë” duke pasur parasysh “pandeminë”.  

Ndërkohë në prën 20.30 do të ketë një mbledhje të qeverisë Conte 2, ku me shumë gjasa do të kërkohet një mazhorancë e re qeverisëse. Presidenti italian, Sergio Mattarella, kërkon daljen nga kjo krizë politike.