“Qëndruan gjatë”, Berisha rrëfen prapaskenat e vizitës së 3 ambasadorëve në zyrën e Ramës

“Qëndruan gjatë”, Berisha rrëfen prapaskenat e

Gjatë intervistës së tij për emisionin “Zonë e Lirë”, ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer prapaskenat e një takimi të zhvilluar në kryeministri mes ambasadorëvë të SHBA, BE dhe Mbretërisë së Bashkuar me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Berishës, pas draftit të propozuar nga PS në Këshillin Politik, që sipas tij “mbyll listat”, ambasadorët kanë qëndruar gjatë në zyrën e Ramës, raporton OraNews.

Sali Berisha: “Kim ka patur një takim të zgjatur me të. Dje ose pardje ka pasur një takim të gjatë me ambasadorët, Soreca dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar. Siç gjykoj unë ata janë përpjekur që të finalizohet marrëveshja e 5 qershorit.

Ligji nuk është si ai i vendeve të tjera, si pretendojnë këta mashtrues të paimagjinueshëm. Të tjerët e kanë në sens të kundërt.

E di pse po e bën ligjin ashtu? Sepse dolën ministrat dhe qytetarët dhe nuk i shkonin në takime. Ata i thanë që po u bë ashtu ne nuk dalim asnjë dhe bëri këtë.

25 prilli, Rama thyen qafën. Nuk ka asnjë shans. Deklaroj shumë prerë. Pakënaqësia e qytetarëve ndaj tij ka kufi vetëm qiellin sot”.

Vendi Lajme yuri kim Politikë rama berisha takimi 5 qershori Aktualitet

EMISIONET