Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër,  policia ka njoftuar se në përfundim të veprimeve të para proceduariale Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit  E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen  28 Nëntori, Vlorë.

Ky shtetas më  datë 25.10.2020, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Triport, dyshohet se për motive të dobëta   ka qëlluar me armë zjarrri pistoletë në ajër,  për të kanosur  shtetasin F.Z., 26 vjeç, banues në  Vlorë, i cili u kap në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëherëshme të policisë kufitare të Triportit dhe Partullave të Përgjithshme të Komsiariatit të Policisë Vlorë.

Shtetasi F. Z, në përfundim të veprimeve  të para hetimore është lënë i lirë.

Materialet iu referuan Prokuorisë për veprime të metejshme në ngarkim të shtetasit E.Ç, për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.