Tiranë: 24 vjeçari qëllohet me armë brenda makinës tek "5 Maji"

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "5 Maji", ndërsa i riu nga frika ka braktisur makinën.

Sipas asaj që mëson Ora News, objektivi i atentatit ka qenë shtetasi Nardi Abazi.

Burime për Ora News bëjnë me dije se, në automjetin që dyshohet se është qëlluar kanë qenë disa persona.

Sipas hetuesve, gjithçka ka ardhur pas një konflikti banal, konkretisht pas disa debateve që kanë patur me disa persona në telefon.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kreh zonën me qëllim kapjen e autorit ose autorëve.

Njoftimi paraparak i Policisë për ngjarjen:

Më datë 02.03.2021, në rrugën "5 Maji" dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën.

Vendi Lajme policia Lajmi i fundit Kronike makina tirane te shtena Aktualitet 5 maji

EMISIONET