I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Roland Qafoku u shpreh se Basha ka thënë se pasi të qëndrojë si kryeministër për 8 vite do të largohet nga politika.

Roland Qafoku: Ndërkombëtarët presin që ne vetë t’i zgjidhim çështjet tona, prandaj janë tërhequr. Rama dhe Basha janë brezi i dytë i politikanëve pas rrëzimit të Komunizmit, duke zëvendësuar Berishën dhe Nanon. Ndoshta PS nuk e pranon rrëzimin e Berishës, por këta janë politikanë që janë të brezit të rinj.

Kjo na bënë që në këto zgjedhje të dhjeta, 4 me 4 kanë fituar PD dhe PS, dhe një herë PPSH. Rama fiton edhe mandatin e tretë që nuk e ka fituar kush gjithë këto vite. Do të prishet edhe sistemi që rrihet 8 vite në opozitë dhe pastaj vjen në pushtet.

Madje unë kam dëgjuar që Basha pasi të jetë 8 vite si kryeministër do të largohet si kryeministër do të largohet nga politika. Kjo thuhet në ambientet e PD-së. kjo gjë ta bëjë brenda PD-së, se nuk mund ta bëjë dot ligj në Kushtetutë.