Propaganda e kryetarit të bashkisë Tiranë lidhur me pemët e mbjella në kryeqytet gjatë qeverisjes së tij shkaktoi ilaritet dhe ironi në studion e “Tempora” në RTV Ora.

Analisti Artan Hoxha, duke bërë një llogaritje të thjeshtë, u shpreh se nëse ajo që reklamon Veliaj është e vërtetë atëherë kjo gjë mund të shihet edhe nga sateliti pasi kalon edhe Murin e Madh kinez.

Batutat në studio:

Artan Hoxha: Ka mbjellë 100 mijë pemë.

Brisida Shehaj: 300 mijë sikur ka thënë…

Artan Hoxha: Unë mbaj mend 100 mijë para një viti, pse janë bërë 300 mijë?

Sonila Meço: Rrimë te 100 mijë…

Artan Hoxha: Në qoftë se janë 100 mijë pemë, I bie janë një shirit 5 herë 20 mijë, sikur ti vendosim nga 10 metra larg atëherë kemi një brez 50 metra të gjerë dhe 200 km të gjatë. Duhet ta kapni edhe nga sateliti se kalon Murin e Madh Kinez kjo.