Presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar që ai ose anëtarët e familjes së tij të kenë vilën luksoze në Detin e Zi të raportuar nga Fondi Anti korrupsion i Navalny në videon Një pallat për Putin,” raporton Meduza.

“Nuk i pashë pamjet për shkak të mungesës së kohës, por  pashë disa video që mi sollën asistentët e mi. Asnjë nga ato që janë thënë nuk më përket mua ose të afërmeve të mi,” tha Putin.

Në 19 janar Navalny postoi videon “Pallati për Putin, historia e rryshfetit më të madh.”

Ai pretendon se pallati për Presidentin Putin u ndërtua me  paratë e ndërmarrjeve shtetërore dhe private.

Sipas tij të paktën 100 miliardë rubla ishin shpenzuar për ndërtimin e tij. Sekretari i shtypit presidencial, Dmitry Peskov mohoi që Putin ka një pallat.

Pas publikimit të videos, më 23 janar në më shumë se 100 qytete të Rusisë u zhvilluan protesta masive që kërkonin liri për Navalny. Pjesëmarrësit ndër të tjera kërkuan edhe dorëheqjen e Vladimir Putin.