Presidenti rus Vladimir Putin u tha sot udhëheqësve të G20, grupi i 20 vendeve më të fuqishme ekonomikisht në botë, se Rusia është e gatshme të sigurojë vaksinën e saj kundër koronavirusit Sputnik V për vendet e tjera që kanë nevojë për të.

Rusia po përgatit gjithashtu vaksinën e saj të dytë dhe të tretë, tha Putini, duke shtuar se krijimi i një portofoli vaksinash është “qëllimi ynë i përbashkët”.

Presidenti rus po merr pjesë në samitin dy-ditor online G20 që filloi sot nën kryesinë e Arabisë Saudite me temën e parë pandeminë Covid-19 që po vret në masë dhe po kërcënon ekonominë botërore.