Putin i kërkon të falur Vuçiç për shakanë "pa kripë" të zëdhënëses ruse

Putin i kërkon të falur Vuçiç për shakanë

Si radhë herë Presidenti Vladimir Putin i kërkoi të falur homologut serb, Aleksandër Vuçiç për postimin e një prej zyrtareve më të larta të Kremlinit që zemëroi Vuçiç.

Vuçiç deklaroi në një TV Serb për ndjesën dhe Kremlini e konfirmoi atë.

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme Ruse. Maria Zakharova postoi në llogarinë e saj foton e Vuçiç që qëndron ulur përballë presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, dhe poshtë saj një foto të këmbëve të aktores Sharon Stone.

Edhe vetë zëdhënsja Maria Zakharova kërkoi falje.

Në postimin e saj Zakharova i referohej skenës së filmit erotik “Basic instinct” ku protagoniste kryesore eshte Sharon Stone dhe thoshte se Vuçiç duket sikur po merret në pyetje nga President Trump.

"Nëse të ftojnë në Shtëpinë e Bardhë e dukesh sikur ke shkuar në polici, ndoshta duhet të ishe më mirë të uleshe si fotoja e dytë”, shkruan Zakharova.

Një ditë më pas ajo kërkoi ndjesë, duke thënë se komentet e saj ishin keqkuptuar. Ajo tha se kërkonte të dënonte arrogancën amerikane dhe jo liderin serb.
Të enjten Vuçiç tha televizionit serb se "Presidenti Putin as ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, kurrë nuk i kishin kërkuar ndjesë vetëm me përjashtim të këtij rasti.

Vuçiç tha se kishte komunikuar në telefon me të dhe se mendonte se kishin marrëdhënie të mira dhe se ajo që ndodhi ishte një incident jo i rëndësishëm.

Vuçiç i zemëruar për postimin e Zakharova tha. “Maria Zakharova flet ndoshta për veten e saj, për primitivizmin dhe vulgaritetin, kjo tregon për të dhe ata që e kanë vendosur aty”.



Bota Europa vladimir putin aleksander vucic

EMISIONET