Putin ‘blindon’ imunitetin e tij ligjor, siguron veten dhe familjarët që mos ndiqen penalisht

Putin ‘blindon’ imunitetin e tij ligjor, siguron veten dhe

Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin që u jep ish-presidentëve dhe familjarëve të tyre imunitet nga ndjekja penale dhe ua mundëson atyre që të bëhen senatorë të përjetshëm në Dhomën e Lartë të Parlamentit rus edhe pas kryerjes së mandatit në krye të Kremlinit.

Ky ndryshim sipas mediave ruse vjen pas pikëpyetjeve për të ardhmen e Putinit pasi mandati i tij  mbaron në vitin 2024 dhe është pjesë e reformave gjithëpërfshirëse kushtetuese që lejojnë atë të injorojë kufijtë aktualë dhe të kandidojë për dy mandate të tjera prej gjashtë vjetësh.

Me ligjin e ri, Putini nuk do të mund të merret në pyetje e as të ndiqet penalisht pavarësisht dëshmive që do të mund ta përfshinin në procese hetimi.

Ndryshe, ai do të duhej të largohej nga Kremlini më 2024, kur edhe i përfundon mandati aktual. Ky është mandati i dytë i njëpasnjëshëm i Putinit.

Sipas ligjit të ri, ish-presidentët janë të imunizuar nga ndjekja penale ose administrative dhe nuk mund të ndalohen, arrestohen ose t'i nënshtrohen kontrolleve, marrjeve në pyetje ose kërkimeve trupore.

Një ish-presidenti mund të hiqet nga imuniteti vetëm nëse Dhoma e Shtetit ngre akuza për tradhëti të lartë ose krime të tjera kundër tij. Nëse ato akuza miratohen nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Federatës do të votojë nëse do të heqë apo jo imunitetin e ish-presidentit brenda tre muajsh. Nëse nuk arrihet asnjë vendim brenda tre muajsh, akuzat hiqen.

Kur hartuan legjislacionin këtë vit, ligjvënësit rusë argumentuan se ligje të ngjashme ekzistojnë tashmë në vendet e tjera të botës.

Putini nuk ka konfirmuar nëse do të kandidojë për rizgjedhje në 2024. Kur u pyet rreth planeve të tij pas 2024 në konferencën e tij vjetore për shtyp javën e kaluar, ai tha se do të bëjë atë që është në interesin më të mirë të vendit.

Bota Lajme penalisht putin ligj

EMISIONET