Pushuesit nga Kosova gjallërojnë Sarandën

Pushuesit nga Kosova gjallërojnë Sarandën

Pushuesit nga Kosova kanë gjallëruar edhe këtë fundjavë bregdetin Shqiptar.  Të shumtë ata ishin edhe në Sarandë, ku nga ana tjetër vihet re një rritje e ndërgjegjesimit për rrezikun e koronavirusit.

Pushuesit nga Kosova i ndryshojnë pamjen Sarandës.

Kjo fundjavë i gjeti sërisht plazhet e populluara.

Por nën diktatin e koronavirusit, pushuesit janë të ndërgjegjshëm për masat e sigurisë.

''Masat duhen. I respektojmë disi, por ka dhe njerëz të cilët nuk i respektojnë.''

Në zonat bregdetare policia ka filluar kontrollet në subjekte deri në orët e para të mëngjesit, për të siguruar zbatimin e distancës së parashikuar mes tavolinave në bare-restorante, si dhe përdorimin e maskave dhe dorezave.

Por sidoqofte ka pushues që ende kanë frikë të frekuentojnë lokalet.

''Nuk kam shkuar se kemi frikë atje.''

Gjatë javëve të fundit Saranda ka regjistruar rregullisht raste pozitive me Covid-19, kjo ka bërë që turizmi të mos zhvillohet në kushtet normale.

Ndaj plazhet po mbushën vetëm në fundjavë!

https://youtu.be/ENdKdLzbTlU

Vendi Lajme plazh sarande pushues nga kosova

EMISIONET