Punonjësit e urbaneve ende pa vaksina

Punonjësit e urbaneve ende pa vaksina

Megjithëse përfaqësues të Komiteti Teknik të Ekspertëve e konsiderojnë trasnportin publik me risk të lartë për përhapjen e infeksionit, po ky autoritet nuk i ka përfshirë ende punonjësit e këtij sektori në listë për tu vaksinuar.

Konstandin Foni, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik Qytetas, shpjegon se komiteti Teknik i Ekspertëve i kanë dërguar një kërkesë për këtë çështje, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Vaksinimi ende i munguar në këtë sektor, thotë Konstandin Foni, ka bërë që të ketë pak kërkesa për tu punësuar aty.  

Sa i përket protokollit të sigurisë anticovid, në urbanë kërkohet të mbahen vetëm maskat duke lejuar kapacitetin 100 % të udhëtarëve.

 Përgjegjësia për shkeljen e rregullave antyicopvid, ëhstë individuale, ndërsa janë punonjësit e policisë bashkiake ata që duhet të bëjnë kontrolle.

EMISIONET