Ambasada shqiptare në Romë ka njoftuar se ditën e nesërme do të rifillojë puna si normalisht.

Shërbimi në këtë institucion do të rifilloj në kushtet e sigurisë shëndetësore për të gjithë punonjësit, si dhe higjienizimin e ambienteve.

Puna në ambasadë u pezullua ditën e sotme, pasi një punonjës i stafit teknik rezultoi pozitiv me Covid-19. Të gjithë punonjësit e tjerë iu nënshtruan testimeve, të cilat i nxorën negativë.