Ka kaluar pothuajse një vit që nga mbrëmja gala e Grammy, megjithëse duket se kjo ngjarje ka ndodhur dekada më parë, pas gjithë atyre që kemi përjetuar gjatë 2020.

Bujë të madhe asokohe shkaktoi një festë e organizuar në një dhomë ‘striptizmi’ ku morën pjesë figura të tilla si Lil Nas X, Lizzo, Dua Lipa, Natalia etj.

Disa zëra nuk hezituan të akuzojnë persont publik të pranishëm atje, të cilët gjithashtu përkrahin me zë të lartë lëvizjet feministe, gjë që bie ndesh me veprimin e tyre të sipërpërmendur. Përgjigja e këngëtarëve ishte atëherë heshtja dhe të lanë spekulimet të vijonin, deri tani. Ishte Dua ajo dha një shpjegim rreth sa më sipër gjatë një interviste me “Rolling Stone”.

Gjatë një rrëfimin për ngjarjen që shkaktoi shumë bujë, krijuesja e “Don’t start noë” sqaroi një herë e mirë këndvështrimin e saj për situatën ku u gjend:

“Thjesht mendoj se nëse je feministe, duhet të mbështesësh gratë në të gjitha fushat e punës. Ne duhet të mbështesim edhe punëtoret e seksit dhe duhet të besojmë se ky pozicion është zgjedhja e tyre dhe ato janë brenda të drejtave të tyre “.

Një premisë disi utopike që, për fat të keq, nuk përmbushet gjithmonë në këto lloj dhomash. Dua, larg sqarimit shterues të ngjarjes, sqaroi përsëri atë që ajo kupton me ‘feminizëm’:

“E shoh si mënyra që njerëzit dëshirojnë t’i mbështesin gratë sepse zakonisht është mënyra që u përshtatet atyre. Kjo është një formë tjetër e mizogjinisë që buron nga vështrimi mashkullor ”.