Këshilli i ministra ka publikuar Vendimet e marra ditën e sotme dhe bie në sy mbyllja e dy institucioneve arsimore fetare.

Medreseja e Kavajës dhe ajo e Korçës nuk do të hapin më dyert e shkollave pas shumë vitesh.

Burime për Ora News bëjnë me dije se kanë qenë shkollat ata që kanë bërë kërkesë për mbylljen e tyre.

Medreseja e Kavajes është hapur në vitin 1996 dhe ka kaluar mijëra nxënës ndër vite, ndërsa Medreseja e Korçës është hapur në vitin 2012.