Publikohet "Brexit", palët nxjerrin marrëveshjen e biznesit prej 1246 faqesh

Publikohet "Brexit", palët nxjerrin marrëveshjen e biznesit

Dokumenti, i përbërë nga 1,246 faqe, përmban detaje të llojllojshme, edhe në lidhje me çështje të energjisë bërthamore dhe modalitetet e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve.

Preambula shkruan: “Bashkimi Europian dhe Komuniteti Europian i Energjisë Atomike dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj parimeve demokratike, për sundimin e ligjit, për të drejtat e njeriut, luftës kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe luftën kundër ndryshimit të klimës.

Kjo marrëveshje e minutës së fundit, do ta lejojë Britaninë të ketë një "marrëdhënie të veçantë" me Bashkimin Europian, teksa nuk kanë munguar as komente të diplomatëve të rëndësishmëm të të dyja krahëve për një derë të hapur sërish.

Ministri i Kabinetit Britanik Michael Gove, preferoi që t’i përshkruante marrëdhëniet euro-britanike njësoj si ato që Britania ka me Amerikën.

Të dyja palët, pas bisedimesh të gjata e të ndërlikuara, nënshkruan të enjten marrëveshjen e rëndësishme tregtare.

Parlamenti britanik do ta votojë atë në 30 dhjetor, vetëm një ditë para se të përfundojë periudha e tranzicionit e dakordësuar për Brexitin. Ndërkohë, edhe parlamenti i BE-së do të mbajë një votim për marrëveshjen në janar.

Bota Lajme marreveshja brexit

EMISIONET