Publikimi i të dhënave personale, Avokatja e Popullit: Të ndryshohen numrat e identifikimit, por është e pamundur!

Publikimi i të dhënave personale, Avokatja e Popullit: Të

Në një intervistë për Ora News dhe gazetaren Matilda Mcini, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka folur mbi skandalin e publikimit të të dhënave personale të 910 mijë votuesve në Tiranë dhe masat e marra nga institucioni që ajo drejton.

Sipas Ballancës, kjo nuk është mbledhje e ligjshme e informacionit që do të hetojë një hetim të gjerë dhe të gjithëanshëm.

“Çështja është serioze. Ajo që duhet tu themi qytetarëve se të dhënat janë publike. Një pjesë e të cilat nuk do duhej ti kishte asnjë i tretë", tha Ballanca, e cila tregoi edhe masat që mund dhe duhet të merren pas kësaj.

Masat që duhet të merren?

Ballanca: Të gjitha partitë duhet ta kuptojnë se kjo nuk është një mënyrë e ligjshme e mbledhjes të të dhënave  të qytetarëve. Kjo praktikë duhet të mbarojë, dhe kjo është e para. E dyta, duhet të merren masa për ndryshimin e të gjitha numrave të identifikimit të qytetarëve, që është e pamundur, se nuk ka rrugë tjetër për të vënë në vend këtë shkelje që është bërë. Këto të dhëna janë bërë tashmë publike. Nuk ka se si ti kthejmë këto të dhëna.Dhe kjo do të jetë një nga kostot më të mëdha. Më tej, duhet të identifikojmë personat përgjegjës që kanë shkaktuar këto dëme dhe sigurisht duhen çuar para drejtësisë.  

Vendi Lajme Ora News intervista Politikë Lajmi i fundit Aktualitet matilda mcini erinda ballanca Intervista në Ora News avokatja e popullit vjedhja e te dhenave personale

EMISIONET