Paris Saint-Germain ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.

Ndeshja e parë e ‘Final 8’ në Ligën e Kampionëve e zhvilluar në Estadio da Luz të Lisbonës së Portugalisë, ka dhuruar lojë të bukur, aksion dhe një fitues me triler në fund.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të PSG-së,  pasi francezët krijuan më shumë raste, por ishte vetëm Atalanta që gjeti golin në minutën e 27 – të ndeshjes me një asis nga Duvan Zapata, Mario Pasalic ishte ai i cili coi  topin në rrjetë.

PSG pati raste të mira me anë të Neymar, por braziliani nuk arriti të gjente rrjttën dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e klubit italian.

Pjesa e dytë nisi me një agresivitet dhe nervozizëm nga të dyja skuadrat, të cilat morën nga dy kartonë të verdhë brenda dhjetë minutave lojë.

Megjithatë, befasimi erdhi në minutat e fundit ku PSG shwnoi dy gola  Marquinhos  në minutën e 90’ barazoi gjithçka 1-1, dhe ishte 31 vjecari Maxim Choupo-Moting i cili vulosi fitoren dhe kualifikimin e PSG në minutën e 90+ .

Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, PSG do të përballet me fituesin e ndeshjes RB Leipzig-Atletico Madrid.