PSG "bën lëmsh" Barcelonën, reagon babai i Leo Messit

Deklarata e para pak ditëve e Neymar se, kërkon të riluajë sërish përkrah Lionel Messi ndezi edhe një herë merkaton, madje shtuan zërat për një transfertim të argjentinasit në Paris.

Së fundmi është folur për një takim ndërmjet babait-agjent të Messit, Jorge Messi dhe drejtuesve të PSG-së, takimi sipas mediave është zhvilluar në Katar dhe sigurisht temë diskutimi ka qenë transferimi i argjentinasit në Paris.

Por vetë babai i 6 herë fituesit të “Topit të Artë”, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka theksuar se është totalisht një “fake news” pasi nuk ka lëvizur për asnjë çast nga vendbanimi i tij, Rosario.

Por përveç “fake news”-ve, PSG edhe po i prish punë Barcelonës pasi së fundmi kërkojnë të marrin shërbimet e Memphis Depay për të zëvendësuar Neymar, i cili u dëmtua rëndë në ndeshjen kundër Lyon.

Sipas gazettes katalanase, shumë pranë Barcelonës, “Mundo Deportivo”, pavarësisht presionit që po ushtron PSG, sulmuesi holandez është i bindur për tu bashkuar me Blaugranat që në merkaton e janarit.

/a.r,OraNews

Sport Lajme barcelona Futboll merkato psg messi depay

EMISIONET