Pse socialistët duhet t’i thonë 1000 herë faleminderit Koço Kokëdhimës?

Pse socialistët duhet t’i thonë 1000 herë faleminderit

Ja disa arsye që unë mendoj dhe po listoj:
Sepse dha kontribut të fuqishëm për fitoren në 2013, duke qenë dhe kryearkitekti i atyre 1 milion votave,
Sepse kërkoi reforma dhe filloi t’i bënte ato në Partinë Socialiste, programi i tij ishte thjesht “perëndimor”,
Sepse bënte parlamentarizëm, i kërkonte llogari qeverisë për socialistët e thjeshtë,
Sepse propozonte ligje pro-zhvillimit të ekonomisë, ligje inovatore për biznesin, për punëtorët, për familjet,
Sepse edhe kur u nda nga partia, asnjëherë nuk punoi kundra socialistëve, por bënte transparencë për to,
Sepse nuk krijoi parti parazgjedhore, por një lëvizje për zhvillim kombëtar, për çdo qytetar të Republikës,
Sepse nuk e pranoi pazarin e 17 majit dhe nuk iu shit “kryesisë” së PS, por vazhdoi lëvizjen për zhvillim,
Sepse në 2017-ën zgjodhi të mos hynte në zgjedhje dhe nuk i ç’orientoi dhe as i dobësoi socialistët,
Sepse në 2019 zgjodhi të denoncojë “Princin e Rilindjes” në emër të zhvillimit, por gjithsesi e kurseu,
Koço Kokëdhima i ka kursyer turpin socialistëve:
Pse e kurseu “Princin e Rilindjes” ne 2019? Në mendimin tim, sepse nuk deshi t’i turpëronte socialistët ndërsa ata shfrenoheshin dhe hynin vetëm në zgjedhje si adoleshentët ne banjo,
Edhe më parë, kur “çunat problematikë” që donin monopolin e hashashit i dolën kundër pse Koço Kokëdhima donte legalizimin e kultivimit të marijuanës terapeutike që lekët të shkonin në xhepat e shqiptarëve, ai sërish nuk i sulmoi, as PS dhe as socialistët. Sot me ato lekë do të përballonim edhe krizën e COVID-19.
Madje edhe kur më vonë socialistët e prishën me vullnet dhe ndërtuan atë “morr të kuq” në vend të Stadiumit Kombëtar, ai sërish i amnistoi dhe lejoi vajzat e Apolonisë ta inauguronin,
Sa shumë i ka dhënë Koço Kokëdhima PS-së? Pa masë, dhe asgjë nuk ka kërkuar në këmbim, asgjë!
Kur sot kemi njerëz që PS i ka bërë kryetarë bashkie, kryeministra e presidentë dhe sillen keq me socialistët e thjeshtë, me fëmijët e tyre, sillen sikur e kanë fituar ata postin dhe jo që ja ka dhënë partia, ja kanë dhënë socialistët. Marrin-marrin dhe japin një hiç të madh!
III. Socialistët t’i thërrasim mendjes dhe zemrës:
Sot socialistët duhet të mendojnë se Koço Kokëdhima gjithnjë ka qenë një udhëheqës që ka dashur të japë dhe jo të marrë prej partisë, prandaj duhet t’i thonë 1000 herë faleminderit dhe t’i luten që t’i rimarrë sërish në patronazh.

Vendi Lajme Politikë PS koco kokedhima

EMISIONET