"Pse po i fusni mbeturinat e LSI- së në lista?" Erion Kristo debaton me Taulant Ballën

"Pse po i fusni mbeturinat e LSI- së në lista?" Erion Kristo

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo debatoi me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla lidhur me votën e emigrantëve.  

Kristo: Jeni tallur me emigrantët se i kishit në dorë dhe nuk bëtë gjë. Tani ia vini fajin opozitës.

Balla: E keni miratuar në kuvend.

Kristo: Pse ndryshuat gjërat e tjera në Kuvend dhe jo këtë? Po ju prishët koalicionet dhe marrëveshjen me opozitën.

Balla: Po si ka mundësi që u regjistruan koalicionet nëse ne i prishëm?

Kristo: Ju keni detyrime ndaj qytetarëve, se ishin 50 mijë firma për listat e hapura, nuk ishte ideja juaj. Ju jeni tallur me emrat e koalicioneve. Ju e keni pasur PDIU-në në koalicion. Ju thoni se keni bërë aleancë me shqiptarët e thjeshtë, po me këto mbeturinat e LSI- së po i fusni në lista ose me aleancën e qelbësirave, i keni larë duart?

https://youtu.be/tQET0f1s6Hs

Vendi Lajme Politikë LSI taulant balla erion kristo mbeturina RTV Ora

EMISIONET