Gjatë intervistës për “Sport Magazine” në Ora News, portieri dhe kapiteni i Partizanit Alban Hoxha, përveç ndeshjes të së dielës në Superligë ndaj Kukësit, foli edhe për zërat e merkatos që shpeshherë e kanë parë larg “Demave të Kuq”.

Drilon Xhepollari: Pse nuk keni provuar një aventurë jashtë vendit?

Alban Hoxha: E vërtetë që disa herë kam patur kërkesa, por kjo gjë nuk ka qenë vetëm në dorën time. Ka qenë edhe në dorë të klubit duke qenë se edhe unë kam qenë nën kontratë gjithmonë. Klubi nuk e ka parë të arsyeshme që të iki diku jashtë. Kështu që, edhe fati deri diku ka ndikuar. Kanë shkuar gjërat deri në një farë pike dhe kanë ngecur. Nuk është se jam bërë pishman.

Gardiani kuqezi zbuloi edhe detaje të merkatos pas ndeshjes historike të Partizanit kundër Ferencvaros në Champions Legue.

Atëherë kam qenë shumë afër transmetimit në Turqi. Por klubet nuk ranë dakord për çmimin e kartonit tim, duke qenë se edhe unë isha pjesë e ekipit kombëtar. Bëra atë që bëra në Champions League dhe klubi mendoi se vleja diçka më shumë”, tha ndër të tjera Alban Hoxha.

Lexo edhe:

Kukësi-Partizani/ Hoxha: Me Josën, verilindorët më të rrezikshëm