Bebe Rexha është gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e saj në muzikë, por edhe për shkak të peshës.

E lodhur nga kjo situatë, Bebe ka vendosur të reagojë në Instagram-in e saj duke u dhënë fund një herë e mirë gjithë atyre që e paragjykojnë.

“Je shëndoshur… Pse ke shtuar kaq shumë?”, e ka pyetur një ndjekës Beben.

E para, nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë po e thotë një burrë”, i është përgjigjur këngëtarja ndjekësit.

Më pas ajo ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar drejt shtimit në peshë.

Mendoj se është shumë pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin Marr ilaçe për shëndetin tim dhe ato më bëjnë të shtoj peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes”, i është përgjigjur Rexha.