Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shpesh është bërë viral në rrjet për shkak të deklaratave të tij dhe është kthyer në një personazh kryesor i faqeve të memeve në rrjet.

Për këtë ai foli në një intervistë përballë gazetarit Alfred lela në emisionin “Politik-On/Off” në RTV Ora, ku u shpreh se kjo është një strategji e qartë politike me regjizorë dhe sponsorizime dhe se thelbi i saj është kundër katolikëve.

Nard Ndoka u shpreh se kjo është një ideologji komuniste, por në kohët e sotme më e modernizuar.

Ai tha se “memet” ndaj tij mundohet t’i marrë me sportivitet dhe përpiqet që t’i përdorë në favor për përfitime politike dhe personale.

Ndoka: Ka një strategji për këtë nuk është e rastësishme ka një strategji politike. Është një strategji politike me regjizor madje, me regjizorë të fuqishëm dhe me sponsorizime. Nuk është vetëm rasti im. Ka qenë Këndi i Ndriut dikur te revista Klan që merrnin Ndre Legisin si personazh, si fenomen. Thelbi është kundër katolikëve. Edhe në kohën e komunizmit  në qoftë se i marrim personazhet e filmave, gjithë emrat negativë. Kishte një fill gjithmonë që pjesën e katolike, pjesën e veriut e transformonin dhe kjo padiskutim është një ideologji komuniste, është më e përparuar më e moderuar por vazhdon të jetë e tillë.

Rama e ka të qartë këtë dhe me ato që sapo thashë, pra të gjitha personazhe që ai ka marrë i kanë dhënë kontribute disa i ka përplasur, disa i ka future dhe në burg, në mënyrë dhe forma të ndryshme, iu ka ngritur disa herë dhe rengje të tilla duke iu future këmbëzat gjatë rrugës së tyre. Pra, është një lloj strategjie, unë e kam kuptuar me kohë një realitet të tillë dhe jam përpjekur që ta marr me sportivitet, sepse nëse do tregohesh një personazh që nuk e pranon realitetin, nuk e pranon sarkazmën, ironinë qoftë edhe therëse do të ishte akoma edhe më keq.

Jam përshtatur dhe jam përpjekur që ta përdor në favorin tim, të bëhem pjesë e asaj loje dhe të marr përfitimet në fund të fundit edhe politike edhe personale. Në njëfarë mënyre është edhe ADN-ja ime dhe humori është i lidhur na shoqëron edhe në politikë dhe në jetën e përditshme.