Edhe pse sezoni i ri politik duhej të niste me struktura të reja, në PS vijojnë ende të qëndrojnë në detyrë strukturat e vjetra dhe për këtë shkak është bërë pandemia covid 19. Selia rozë nuk ka arritur ende të gjejë mundësinë për mbledhjen e Asamblesë, e cila duhet të zgjedhë kryesinë e re, sekretariatet dhe sekretarin e përgjithshëm.

Burimet bëjnë me dije se as në mbledhjen e ditës së martë pasdite tw zhvilluar mes kryeministrit Rama dhe drejtuesve të vjetër të PS nuk është arritur të dakordësohet një datë për zhvillimi i asamblesë, pavarësisht se brenda selisë rozë pretendohet se në shtator duhet të zgjidhen strukturat e reja.

Por çëshjtet më të rëndësishme në PS nuk janë vetëm postet në parti, por pakënaqësitë brenda rrethit të socialistëve duke nisur nga baza me punën e kryebashkiakvë dhe ministrave.

Kryesocialisti Rama më herët është shprehur se me zgjedhjen e kryesisë së re do të caktonte edhe drejtuesit politik në qarqe, ku më problematike mbetet Shkodra, e cila që nga dorëheqja e Valdrin Pjetrit, socialistët janë përçarë.

Këto mangësi Rama është munduar t’i centralizojë me ndarjen e Shqipërisë në tre rajone në pushtetin e 3 socialistëve, ku veriu drejtohet prej tij, Shqipëria e Mesme nga Taulant Balla dhe Jugu nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Edhe pse ende nuk është caktuar data e asamblesë, burime bëjnë me dije se prioritete i drejtuesive kryesorë të socialistëvë është lista e kanidatëve për deputetë që do të shkojnë në zgjedhjet e ardshme paralmentare në pranvereën e 2021 me logon e PS.

Zgjedhjet në parti nuk janë një pikë e fortë e Edi Ramës, por synimi i itij kryesor është mandati i tretë dhe për këtë arriti të ndryshojë edhe Kushtetutën e Shqipërisë për të hequr koalicionet parazgjedhore për të dëmtuar PD.