Para se të ndezë motorët e fushatës për mandatin e tretë, PS fillimisht duhet të riorganizohet.

Për këtë arsye kryeministri Edi Rama do të mbledhë të martën, 1 shtator, në Elbasan grupin parlamentar për të bërë një bilanc si dhe për të caktuar mbajtjen e Asamblesë, e cila do të zgjedhë edhe kryesinë e re.

Për shkak të pandemisë Covid 19, socialistët e kanë të vështirë të mbledhin të gjithë anëtarët në një sallë për këtë arsye kanë menduar për një sistem miks.

Gjithashtu ndërmjet tyre do të diskutojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për listat e kandidatëve si dhe për drejtuesit politik të qarqeve.

Ministrat presin fjalen e Rames- Socialistët janë në pritje të vendimit të Kryeministrit nësë qeveria e tyre do të pësojë ndryshime apo Rama do të vijojë të mbajë të njëjtin kabinet deri në pranverën e viti të ardhshëm.

Edhe implementimi i ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor do të jetë pjesë e tryezës së grupit parlamentar socialistë.

Listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore do të diskutohen në Këshillin politik, ku partitë pritet të çojnë edhe drafte me propozimet e tyre.

Ndiqni ne video raportimin e gazetares se Ora News, Fjorela Beleshi.