PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 25 Prillit

PS depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në

Partia Socialiste depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Akti i selisë rozë vjen një ditë pas atij të LSI dhe dy ditë pas kërkesës së PD-së, të cilave iu desh mbledhja e 5 mijë firmave për shkak të largimit nga parlamenti.

Afati i regjistrimit për partitë politike është data 15 shkurt me forcat politike që duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion deri në këtë datë.

Partitë e regjistruara deri tani:

  1. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet        Shpëtim Idrizi
  2. Bindja Demokratike Astrit Patozi
  3. Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
  4. Lëvizja Demokratike Shqiptare               Myslym Murrizi
  5. Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
  6. Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
  7. Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami
  8. Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
  9. Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
  10. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
  11. Partia Demokratike e Shqipërisë Lulzim Basha
  12. Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi

Kandidatët e pavarur:

  1. Pal Shkambi   I pavarur, Shkodër
  2. Plarent Aleksi I pavarur, Berat

Ditën e sotme, kërkesën për regjistrim në zgjedhje e bëri edhe PSD e Tom Doshit.

Lexo edhe:

Tom Doshi injoron ambasadoren Kim, depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje

Taashmë KQZ ka nisur përgatitjen për fletët e votimit, duke paraqitur 5 modele. Në do të të votohet për partitë ose koalicionet dhe kandidatët. Por nuk lejohet që të zgjidhet një parti, por duke shënuar emrin e listuar nga një forcë tjetër.

Lexo edhe:

Ja modelet e fletëve të votimit që po shqyrtohen për zgjedhjet e 25 prillit

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit PS Aktualitet kqz regjistrimi ne zgjedhje

EMISIONET