"Prurjet artistike" të Veliajt/ Gazetari: Që të merreni me fotot, jo me grabitjet dhe shkatërrimin e Tiranës

"Prurjet artistike" të Veliajt/ Gazetari: Që të merreni

Teksa kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon me “prurjet artistike” në Partinë Socialiste, gazetari Dritan Kaba tregon se cili është qëllimi kryesor i tij.

Përmes një postimi në Facebookj, Kaba shprehet se, fotot me artistët synojnë devijimin e vëmendjes qytetare nga problemet reale me të cilat po përballet Tirana: grabitjet dhe shkatërrimin e simboleve të saj.

“Kush është filozofia e Veliajt. Merr Artiolën, jepi ca lekë të bëjë një koncert.

Rrëmbeji Tiranës simbolin e krijimit, Sahatin, dhe fito shumë lekë!

Prish teatrin, simbolin e fillimit të ndërtimit të Tiranës qytet modern dhe fito miliona dhe dil me Valbonën në resme dhe jepi pagën si këshilltare.

P.S. Fotot janë që të merreni me to, jo me grabitjen, as shkatërrimin, por me njerëzit në foto, jo me autorin”, shkruan Kaba.

/a.r, OraNews

Vendi Lajme Erion Veliaj Politikë kulla e sahatit dritan kaba Aktualitet grabitja artistët shkatërrimi i tiranës

EMISIONET