"Provokim dhe fyerje e rëndë", zëdhënësi i Metës: Si gazeta pranë qeverisë klasifikoi ekpin e Tiranës si grup terrorist

Pas publikimit të një shkrimi në gazetën "Tema", ku akuzohej presidenti Ilir Meta se i kishte dhënë padrejtësisht nënshtetësinë shqiptare futbollistit të Tiranës, Winful Cobbina, vjen dhe reagimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi dënon ashpër përdorimin e fjalës "terrorist" në artikull, ndërsa shton se ky është një tregues i urrejtjes së madhe që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare.

Sipas Blushit, ky është "një provokim banal dhe fyerje thellësisht e ulët, jo vetëm për lojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të këtij ekipi, por për të gjithë komunitetin e nderuar të tironasve".

“Klasifikimi i ekipit të futbollit KF Tirana si grup terrorist, nga gazeta "Tema", është një tjetër tregues i degradimit dhe urrejtjes të madhe që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare, një provokim banal dhe fyerje thellësisht e ulët, jo vetëm për lojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të këtij ekipi, por për të gjithë komunitetin e nderuar të tironasve.

Nuk është rastësi që aktiviteti sportiv i KF Tirana, ngatërrohet me atë terrorist, fill pas shpalljes së bojkotit të futbollistëve, pasi kjo gazetë, paradhomë e tualetit të Rilindjes, çdo mendim ndryshe nga Sekti, e klasifikon terrorizëm në kuadër edhe të tmerrit që ndjen nga humbja e afërt e të gjithë privilegjeve dhe kontrollit mbi Bashkinë e Këlcyrës dhe më gjerë.

Sa për akuzat mbi ligjshmërinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për një futbollist të këtij ekipi, janë fund e krye të Mjera, (mjafton të lexosh me kujdes ligjin "Për shtetësinë"), pothuajse të përafërta me nivelin e akuzave të po kësaj gazete, dikur, për atësinë e djalit të KM në detyrë”, shkruan në reagimin e tij zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi.

Dekreti i presidentit:

Vendi Lajme tirana Politikë Lajmi i fundit tedi blushi presidenti Aktualitet nënshtetësia cobbina terrorist

EMISIONET