Rruga në Bulqizë gati e pakalueshme, banorët: Do të bojkotojmë votimet

Rruga në Bulqizë gati e pakalueshme, banorët: Do të

Në 18 kilometër rrugë në aksin Qaf-Bualli-Krastë të Bulqizës rrallë se mund të shohësh asfalt.

Edhe aty ku ka mbetur gjurmë të tij janë të një të shkuare të largët. Gropat në dheun e ngjeshur e bëjnë të vështirë rrugën me automjete.  

"Rruga është skandal. Rruga ka sot e 40 vjet. Që nga asfalti i kohës së Enverit ky shtet nuk ka vënë dorë në të fare"

"Ne kemi fëmijët e sëmurë, nënën e babanë e sëmurë dhe nuk kemi se ku t'i çojmë. Shiko. Urdhëro rrugët", shprehen banorët.

Banorët tregojnë se për mirëmbajtjen e rrugës janë shpenzuar miliona lekë, por prej muajsh nuk kanë parë asnjë punëtor.

"Këtu janë harxhuar me miliarda lekë për mirëmbajtje, për 20 vjet, nga 100 milionë për çdo vit. Këtë vit sidomos nuk ka pasur as mirëmbajtje fare, as pë të mbushur gropat. Nuk sheh asnjë punëtor. Ka 8 muaj që nuk shihet askush në këtë rrugë", shprehet banori.

Të gjendur në këto kushte neglizhence nga institucionet, banorët thonë se do të bojkotojnë zgjedhjet e 25 prillit dhe do të bllokojnë rrugën nacionale.

"Do ta bllokojmë rrugën derisa të fillojë rruga. Vota nuk ka se nuk mund të shkojmë në votime me këtë gjendje rruge"

"Nuk bëhet fjalë që të shkojmë në votime, do t'i bojkotojmë", shprehen banorët.

Aksi rrugor Qaf Bualli – Krastë iu shërben afro 3000 banorëve të Njësisë Administrative Martanesh në bashkinë e Bulqizës si dhe dhjetra subjekteve minerare që operojnë në atë zonë.

Vendi Lajme bulqize bojkot votime banore protese

EMISIONET