“Lojra në oborrin e pasëm”, shfaqja protestë kundër dhunës seksuale u shfaq në Shkodër. Udhëheqësja Artistike, Ema Andrea , thumbon aty reagimin e shoqërisë shqiptare, që pas çdo abuzimi seksual fajin ja lë viktimës.

Përmes artit të mbajmë gjallë debatin kundër dhunës seksuale!

Me këtë ftesë të Ema Andreas, një grup aktorësh të rinj nga qytete të ndryshme e përcollën në Shkodër përmes aktit teatral “Lojra në oborrin e pasëm”.

Një performancë me një temë sa provokative aq dhe thumbuese për mosreagimin e shoqërisë sone ndaj dhunës dhe ngacmimeve seksuale.

Aktorja Ema Andrea që udhëhoqi punën me të rinjtë e cilëson të rëndësishëm mesazhin e veprës edhe për shkak të ngjarjeve që shoqëria shqiptare ka përjetuar muajt e fundit.

Ema Andrea, udheheqese artistike: ”Mos të rreshtim luftën kundër abuzimeve seksuale dhe mbi të gjitha, edukimin e adoleshentëve, mbi rriskun që sjell një lojë e mbrapshtë.”

Vetë aktorët që erdhën në skenën e hapur me pjesën që i përngjan realitetit e pranojnë se ajo që përcjellin është e rëndësishme, sidomos për të rinjtë.

Artemisa Kusi dhe Ermir Hoxha, aktorë: ”Kur kam parë lajmet në fillim për ngjarjet në Shqipëri, kam qenë shumë e nevrikosur, dhe thjesht doja të bëja diçka, doja që zëri im të dëgjohej. Ka ardhur në një moment shumë të duhur vepra, pasi është një çështje aktuale ajo që ne prekim sot.”

Në qendër të vepres është përdhunimi i një adoleshenteje në oborrin e pasme dhe gjyqi publik që i bëhet asaj.

Por, regjisorja e ka aktualizuar duke ndalur edhe tek trajtimi, që u bëhet këtyre ngjarjeve edhe në shoqërine tonë.