Policia ka proceduar penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit të sotëm para ministrisë së Jashtme greke.

Ata do procedohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid” informoi sot policia.

Mes personave që u shoqëruan dhe po procedohen penalisht është dhe Boiken Abazi, kreu i lëvizjes “Vetëvendosje” në Tiranë dhe ish deputetja e PDIU-se Mesila Dode.

Reagimi i Mesila Dodes- “Jam shumë e nderuar që po procedohem penalisht. Do jem në krye të çdo proteste për të drejtat e njeriut. Nuk tërhiqem. Nuk kam frikë as nga Sandër Lleshi, as nga i biri i Kristaqit as nga Haxhi Lleshi. Këtu do jemi.

“Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë” informoi policia e Tiranës.

Gjobe ata qe ishin pa maske- Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Njoftimi i Policisë së Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.