Ka degjeneruar në përleshje të dhunshme me policinë hyrja në fuqi e masava anti-Covid dhe orëve policore në Itali.

Me dhjetëra njerëz u mblodhën  në  Piazza del Popolo (Sheshi i Popullit) në qendër të Romës për të protestuar kundër hyrjes në fuqi të lockdown.

Në mesnatë, kur marshimi u urdhërua të shpërndahej, demonstruesit hodhën fishekzjarre dhe bomba tymuese drejt policisë. 

U desh ndërhyrja e policisë për të zbrazur sheshin.

Gjatë trazirave, disa kontenierë mbeturinash u dogjën ndërsa u ndaluan nga policia disa protestues.

Policia mori kontrollin e sheshit, ndërsa protestuesit nën thirrjet “Jo diktaturës  shëndetësore”, u shpërndanë drejt sheshit Flaminio.