Ambsadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim pas reaguar me anë të një postimi në Twittër pas protestave të dhunshme në Kapitol të SHBA. Kim tha se falenderon të gjithë miqtë shqiptarë që kanë shprehur shqetësim në lidhje me sulmin.

Ajo u shpreh se ashtu si në çdo vend dhe në SHBA liria dhe e drejta e fjalës nuk duhet të kthehet në dhunë ndaj demokracisë.

Yuri Kim në Twitter: Shumë miq shqiptarë kanë shprehur tronditje dhe shqetësim në lidhje me sulmin e fundit në Kapitolin e SHBA. Unë do të doja t’ju falënderoj për qëndrimin. Dje, Presidenti Trump bëri të qartë se është dhe duhet të mbetet një komb i rendit dhe ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim.

Këshillat për të tjerët zbatohen edhe për ne, liria e fjalës dhe e drejta e mbledhjes janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të kthehet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit. Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalë më e fortë pas kësaj sprove të demokracisë sonë.