Policia e Mirditës ka gjobitur me 5 milion lekë të reja kryeplakun e fshatit Rraja e Zezë në Mirditë, Kol Nikolli.

Ai është gjobitur si organizator i protestës për shkelje të rregullave anticovid.

Banorët e tre fshatrave Vele, Rraja e Zezë dhe Munaz protestuan të shtunën për dëmtimin e rrugës së zonës nga një firmë që po ndërton ujësjellësin e zonës.

Protestuan te Rruga e Kombit, procedohen penalisht 8 banorë të Mirditës

Ndërkohë pas protestës mësohet se ka nisur ndërhyrja ne rrugën e dëmtuar,  për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Banorët e tre fshatrave në protestë bllokojnë për disa minuta Rrugën e Kombit