Protesta "Monstra" në Shkup, PDIU: Lironi të arrestuarit

Protesta "Monstra" në Shkup, PDIU: Lironi të arrestuarit

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me protestën "Monstra" të zhvilluar dje më 26 shkurt, në Shkup.

PDIU shprehet se protesta paqësore është element thelbësor në demokraci dhe dhuna e përdorur nga policia nuk është shenjë e forcimit të bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e plotë:

"Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur zhvillimet pas protestës kundër vendimit për rastin “Monstra” në Shkup. Pavarësisht se organizatorët ishin shprehur qartë për të protestuar paqësisht dhe kishin marrë lejet e nevojshme nga autoritetet, policia e Maqedonisë së Veriut i pengoi ata në shprehjen e mendimit të lirë dhe ushtrimin e së drejtës për të protestuar.

Intimidimi i qytetarëve shqiptarë për të shuar zërin e protestës, u vu re qartë në praninë e madhe dhe të pajustifikuar policore dhe provokimet e tyre, ç’ka shkaktoi edhe percipitimin e situatës dhe dëmtimin dhe arrestimin e disa qytetarëve.

E drejta për tubim dhe protestë paqësore janë elemente thelbësore në një demokraci. Për PDIU-në, ndalimi, arrestimi dhe keqtrajtimi i protestuesve nuk është asfare shenjë e forcimit të bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoninë e Veriut.

Ne mendojmë se për të afruar komunitetet, ndaluar diskriminimin mbi baza etnike dhe stimuluar pjesëmarrjen në proceset demokratike, duhet më së pari vullnet politik. Ndaj, i bëjmë thirrje autoriteteve maqedonase të lirojnë të arrestuarit dhe të lejojnë qytetarët të shprehin mendimet e tyre lirisht. I bashkohemi thirrjes së partive opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut për përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për të ndihmuar në zbardhjen e rastit “Monstra”.

Lexo edhe: Rasti “Monstra”, përplasje mes policisë dhe protetuesve në Shkup

DEKLARATË

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka ndjekur zhvillimet pas protestës kundër vendimit për rastin “Monstra”...

Posted by Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet on Saturday, February 27, 2021

Vendi Lajme proteste maqedoni e veriut shkup PDIU monstra

EMISIONET